Një fabrikë që prodhonte motorë për forcat e armatosura ruse është përfshirë nga flakët ditën e sotme në një qytezë pranë Moskës, teksa raportohet se në ambientet e fabrikës ndodheshin edhe raketa bërthamore.
Mësohet se zjarri filloi në seksionin e administrimit të uzinës Yaroslavl, që ndodhet rreth 200 kilometra larg kryeqytetit rus të Moskës.
Rreth 218 punonjës u evakuuan pasi flakët shpërthyen, ndërsa shtatë persona të tjerë janë shpëtuar pas nisjes së flakëve në fabrikë.
Fabrika prodhon motorë për sistemin raketor bërthamor Topol-M dhe pajisje të tjera të shumta të përdorura nga forcat e armatosura ruse.
Kjo fabrikë është një nga ndërmarrjet më të mëdha ruse që prodhon motorë me naftë me shumë qëllime, tufa, kuti ingranazhesh dhe pjesë këmbimi.