Të dhënat e vjedhura nga mbi gjysmë miliard profile në “Facebook” në 2019 mund të përdoren ende nga hakerat për të kryer vjedhje identiteti ose mashtrime të ndryshme.

Disa ekspertë dhe studiues e thonë këtë, siç raportohet nga disa media amerikane, pasi kompania e inteligjencës kibernetike “Hudson Rock” ka zbuluar se si përdoruesit të cilëve u janë shkelur llogaritë janë të paktën mbi gjysmë miliardi: 533 milion në 106 vende, nga të cilat 32 milion në SHBA, 11 milion në BM dhe 6 milion në Indi.

Ndër informacionet që hakerat kanë në zotërim janë fjalëkalimet, detajet personale, lëvizjet, adresat e postës elektronike, marrëdhëniet personale dhe numrat e telefonit.

Midis të dhënave personale të hakeruara do të ishin edhe ato të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. “Këto janë të dhëna që mund të shfrytëzohen ende nga kriminelët”, tha një nga menaxherët e “Hudson Rock”, Alon Gal, sipas CNN.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb