Gjigandi Facebook do të akordojë një fond prej 100 milionë dollarë në mbështetje të gazetarëve, njoftoi themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg.

“Për momentin, gazetarët janë duke punuar në kushte shumë të vështira për t’i mbajtur të informuar komunitetet e tyre, dhe shumë botues po luftojnë për shkak të ndikimit ekonomik të epidemisë”, theksoi Zuckerberg.

“Informacioni preket shumë nga kriza, kështu që ne jemi duke angazhuar të japim 25 milion dollarë fonde emergjente përmes ”Projektit të Gazetarisë” në Facebook, dhe 75 milionë të tjera në shpenzime për reklama për të mbështetur gazetarët dhe botuesit”, theksoi ai.

”Kjo shifër është përveç 300 milionëve të alokuara për të mbështetur informacionin, veçanërisht informacionin lokal, në vitet e ardhshme”, theksoi Zuckenberg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb