Facebook Messenger është një aplikacion për mesazhe që po përdoret gjerësisht nga njerëzit. Ai iu jep mundësi përdoruesve të dërgojnë mesazhe tek miqtë e tyre në Facebook ose të bëjnë thirrje telefonike me zë. Kompania ka plane të mëdha për të, dhe sipas një raporti nga TechCrunch, ky aplikacion mund të kthehet në një platformë.

Kjo nuk do të thotë se Messenger do të bëhet sistemi operativ i kompanisë, por që do të ofrojë edhe shërbime të tjera, përveç dërgimit të mesazheve. Messenger mund të ofrojë edhe aplikacione për modifikimin e fotove, për lojëra, ngjashëm me Snapchat-in, WeChat-in apo LINE. Facebook do të përfshijë gjithashtu edhe përmbajtje nga palët e treta në aplikacionin e saj Messenger.

Kompania do të zbulojë më shumë informacione në konferencën F8, që do të zhvillohet në datat 25-26 mars.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: