Një video mund të jetë përgjigja që ju keni ndaj një përmbajtjeje në Facebook. Kompania pas rrjetit social po teston këtë funksionalitet në disa shtete duke u dhënë mundësinë përdoruesve të përgjigjen me një video çdo përmbajtjeje të publikuar në Facebook.

Këtë e konfirmoi edhe një zëdhënës i rrjetit social duke u shprehur se kjo është një përpjekje për tu dhënë përdoruesve më shumë opsione “të shpërndarjes së përmbajtjeve zbavitëse dhe shprehëse.”

Krahas ueb aplikacionit Facebook, komentimi përmes një videoje po testohet edhe në platformat mobile të Android dhe iOS. Për ata të cilët ky funksion është i disponueshëm, mjafton të klikoni mbi butonin e kamerës nga ku do tu ofrohen dy opsione për ngarkimin e fotove ose videoklipeve. Këto video nuk do të luhen automatikisht siç ndodh me videot në funizuesin e lajmeve.

Rrjeti social ka shprehur një angazhim të lartë muajt e fundit ndaj videoeve. Më shumë se 100 milion orë ngarkohen çdo ditë në Facebook. Nuk janë të rralla rastet kur postimi i një videoje ngjall më shumë interes tek përdoruesit sesa vetë komentimet. Facebook nuk bëri të ditur se në cilat shtete po testohet ky funksionalitet.

(d.d/Pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: