Një zyrë me përmasa suksesi. Është kjo ajo që ofron kolosi i Silicon Valley Facebook, që prej kohësh garanton për punonjësit e saj rehatinë maksimale gjatë orëve të punës.

Pak ditë më parë Mark Zuckerberg njoftoi transferimin në një qendër të re drejtuese, me 430 000 metër katrorë, të ndërtuar nga arkitekti Frank Gehry.

Ndërtesa ka një hapësirë të përbashkët shumë të madhe, ku punonjësit mund të punojnë së bashku. Ka edhe hapësira të tjera të vogla për punët private dhe një hapësirë të gjelbër 9 km, me rreth 400 pemë, gjithashtu edhe një park të madh për të shëtitur.

Në këtë ndërtesë gjigande ka edhe një sallë konferencash, ku brenda ndodhet një vend i mbushur me topa, ku punonjësit mund të luajnë dhe të zbaviten. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: