Rrjeti Facebook ka deklaruar se do të ndërmarrë masa të reja për t’i luftuar lajmet e rreme në Gjermani.

“Muajin e kaluar ne shpallëm masa për t’u marrë me sfidën e lajmeve të rreme në Facebook”, tha kjo kompani nëpërmjet një kumtese të zyrës së informacioneve në gjuhën gjermane, raporton rel.

“Ne do t’i bëjmë këto përmirësime në Gjermani, gjatë javëve të ardhshme”, thotë Facebook.

Ky rrjet është kritikuar se nuk ka bërë më tepër për luftimin e lajmeve të rreme në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, dhe tash po i ashpërson procedurat në Gjermani, para zgjedhjeve parlamentare në këtë vend.

Politikanët gjermanë kanë tërhequr vërejtjen se partitë populliste dhe shtetet e jashtme mund të përdorin lajme të rreme, në përpjekje për ndikim në zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shtator të këtij viti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb