Facebook mbylli llogarinë e portalit të lajmeve të ekstremit të djathtë Unzensuriert.at (Pacensurë), që bën publikime në Austri, sipas shtypit vendas.

Në një deklaratë nga faqja e internetit Unzensuriert.at thuhet se ende është e paqartë arsyeja e mbylljes së faqes së tyre në këtë rrjet social.

Ndërkaq, Facebook, në lidhje me arsyen e mbylljes së kësaj faqeje, ka dërguar një mesazh ku thuhet se “aktivitetet e fundit në faqen tuaj nuk përshtaten me kushtet e përdorimit të Facebook-ut”.

Unzensuriert.at reagoi ndaj Facebookut për mbylljen e llogarisë së tyre në këtë rrjet social, duke pretenduar se ky është një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb