Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se planifikon të investojë të paktën një miliard dollarë në përmbajtje informative gjatë tre viteve të ardhshme.

Kjo paketë e re, e komunikuar në një postim në blog nga Nick Clegg, kreu i Çështjeve Publike për gjigantin e medieve sociale, është një investim shtesë e 600 milionë dollarëve të injektuar në media që nga 2018.

“Ne e pranojmë absolutisht që gazetaria cilësore është në qendër të mënyrës se si funksionojnë shoqëritë tona, duke informuar dhe fuqizuar qytetarët dhe duke i bërë fuqishëm ata përgjegjës për veprimet e tyre”, tha Clegg.

Ai nuk dha hollësi në lidhje me shpërndarjen e investimeve të ardhshme të grupit në media dhe as formën që do të marrin këto pagesa, nëse do të jenë grante ose partneritete.

Clegg shtoi se “Facebook” dëshiron më shumë se kurrë të bashkëpunojë me redaktorët e shtypit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: