Facebook po eksperimenton që të bëjë bisedat në Facebook të zhduken pas një periudhe të caktuar kohore. Ju duket familjare?

Duket që Facebook ka zgjeruar grupin e testimit. Tipari i zhdukjes së mesazheve në Facebook mund të aktivizohet nga një tab e dedikuar “Disappearing Messages” në faqen e kontakteve në aplikacionin Messenger. Mesazhet nga një bisedë e caktuar mund të vendosen që të zhduken për 1 minutë, 15 minuta, 1 orë, 4 orë ose 24 orë.

Ndërkohë që Facebook qartësisht po ndjek Snapchat për mesazhet kalimtare, përpjekja e Messenger për të kontrolluar zhdukjen e mesazheve është krejt ndryshe. Të gjitha mesazhet në Snapchat zhduken menjëherë pasi janë parë, edhe pse ju keni mundësinë t’i përgjigjeni çdo mesazhi një herë.

Shtesa të tjera të Messenger përfshijnë pamjen “Shared Links” për të gjitha lidhjet e uebit të shpërndara në një bisedë. Përmenden gjithashtu një opsion “Secret Chat” dhe mundësia për të krijuar ngjarje në Messenger, në një listë të tipareve “të fshehura” të postuara në Pastebin.

Është e paqartë se kur apo nëse Facebook ka plane t’i prezantojë këto tipare që po teston më gjerësisht. Kompania nuk ka komentuar menjëherë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: