eBay është një ndër sajtet më të suksesshëm për shitblerjet në internet të gjërave të përdorura. Facebook ka vendosur së fundmi që t’i marrë këtë titull. Miliona njerëz blejnë dhe shesin artikuj duke përdorur grupet zyrtare “For Sale” dhe rrjeti social po krijon mjete të reja për t’i bërë blerjet më të lehta.
Veçoritë e reja do të rregullojnë procesin e shitblerjeve, kështu blerësit do të kuptojnë se cilat pajisje janë në shitje, sa kushtojnë dhe nga vijnë. Në një postim në blogun e saj, Facebook shkroi: “Duke filluar që sot, Facebook Group do të ketë veçori të reja shumë të mira për të blerë dhe shitur.”
Anëtarët e grupit “For Sale” mund të zgjedhin tani veçorinë “Sell” kur të krijojnë një postim. Ata mund të shtojnë një përshkrim të artikullit që po shesin, duke përfshirë këtu çmimin dhe vendin ku mund të merret artikulli. Shitësit mund t’i shënjojnë postimet si “Në dispozicion” ose “I shitur” dhe mund të krijojnë një katalog me artikujt që kanë shitur më parë.
Këto veçori të reja do të vijnë tek Facebook në muajt në vazhdim, për versionin desktop si dhe për pajisjet iOS dhe Android. Administratorët e këtyre grupeve duhen të sigurohen gjithashtu se grupi i tyre është në listë, duke plotësuar një formular në internet.
Që në muajin dhjetor është folur se Facebook do të shtojë butonin “Shit diçka”. Duhet të theksojmë se Facebook nuk ka asnjë lidhje me procesin e shitblerjes, që do të thotë se pagesat do të bëhen direkt tek shitësi dhe për çdo paqartësi duhet ta kontaktoni atë.“Çdo transaksion që bëhet nëpërmjet Facebook Group është ndërmjet jush dhe shitësit,” shpjegoi Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: