Facebook është bërë kompania e fundit që po proteston kundër tarifave të Apple për blerjet brenda aplikacioneve mobile.

Rrjeti social njoftoi se ka bërë një përditësim të ri, me të cilin synon të krijojë dobi për bizneset e vogla, sepse rrjeti social tani do t’i lejojë kompanitë të aplikojnë tarifa për shikuesit e ngjarjeve të transmetuara në platformën e saj.

Me përditësimin e ri, pronarët e bizneseve mund të planifikojnë një ngjarje online, si një kurs gatimi ose stërvitje, dhe t’i tarifojnë ndjekësit e tyre për qasje në këtë përmbajtje.

Por Facebook thotë se pronarët e bizneseve nuk do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo risi aq sa duhet për shkak të politikave të zhvilluesve të Apple.

Ndërsa Facebook thotë se nuk ka në plan të ndërmarrë ndonjë komision nga ngjarjet e biznesit të vogël “së paku deri në vitin tjetër”, rrjeti social ka vërejtur se Apple ende aplikon komisionin e saj standard për blerjet e bëra përmes aplikacionit të Facebook në iOS.

“Ne i kërkuam Apple të zvogëlojë taksën e saj prej 30% që e aplikon në App Store ose të na lejojë të ofrojmë Facebook Pay në mënyrë që të mund t’i bartim të gjitha kostot për bizneset që luftojnë në periudhën e COVID-19,” shkruan Facebook në një postim në blogun e saj. “Fatkeqësisht, ata hodhën poshtë të dy kërkesat tona dhe bizneset e vogla do të paguhen me vetëm 70% të të ardhurave të tyre të fituara, me shumë vështirësi.”

Ju mund të përdorni Facebook Live kur organizoni një ngjarje online me pagesë, ndërsa Facebook ka thënë se tipari i ri po testohet gjithashtu me Messenger Rooms.

Do të jetë në dispozicion në 20 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australinë, në faqet që plotësojnë rregullat e Facebook rreth fitimit të parave nga një ngjarje online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb