Një lajm të mirë për të ‘fiksuarit’ pas përdorimit të kamerës, gjatë komunikimit me të dashurit e tyre. Facebook shton funksionin e thirrjeve me video në aplikacionin e tij të pavarur ‘Messenger’, si një përpjekje për të nxjerrë jashtë ‘loje’ programet ‘Skype’, ‘FaceTime’ apo aplikacionet e tjera të ngjashme.

Ky funksion aktualisht është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e aparateve iOS dhe sistemit operativ Android. Përdoruesit mund të bëjnë thirrje me video me miqtë e tyre, edhe nëse një prej tyre përdor një telefon iOS Apple dhe tjetri ka një aparat Android. “Sot ne kemi futur video-thirrjet në Messenger.

Tani ju mund t’i keni ballë për ballë miqtë tuaj dhe të dashurit tuaj gjatë kohës që bisedoni me ta”, tha shefi i ‘Messenger’, Stan Chudnovsky.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: