Facebook njoftoi sot se e ka shtrirë “Messenger Kids”, në 70 vende të reja, duke thënë se kjo mund t’i ndihmojë fëmijët e vegjël të vazhdojnë të mësojnë dhe të lidhen me miqtë e tyre edhe gjatë kufizimit.

Gjiganti i medieve sociale, gjithashtu, dëshiron të shtojë edhe mënyrën e mbikëqyrjes nga prindërit, të cilët do të jenë në gjendje të aprovojnë kontaktet e reja të zgjedhura nga fëmijët e tyre nën 13 vjeç.

“Mes shkollave të mbyllura dhe distancimit social, prindërit po i drejtohen më shumë se kurrë teknologjisë për të ndihmuar fëmijët e tyre”, tha Antigone Davis, drejtore e sigurisë në Facebook, në një deklaratë në internet.

“Është një aplikacion për mesazhe dhe telefonata-video, që lejon të vegjlit të bisedojnë me miqtë dhe familjen e tyre në një mjedis argëtues, të kontrolluar nga prindërit”, shtoi Davis.

“Messenger Kids” u lançua në vitin 2017 në SHBA dhe më vonë u shtri në Kanada dhe një pjesë të vogël të vendeve të tjera, me synimin që Facebook të përdorej nga fëmijë shumë të vegjël.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb