TIRANE-Rrjeti social Facebook do te shtoje një veçori tjetër në aplikacionin e tij Messenger, duke u mundësuar transferta parash miqve në kete rrjet social.

Në muajin prill të këtij viti pritet të lançohet ky aplikacion, por fillimisht për përdoruesit amerikanë.

Pagesat do të mund të bëhen në aplikacionin e Messengerit për sistemet operative Android dhe iOS, por edhe nëpërmjet ueb-faqes së Facebook-ut.

Njerëzit duhet të regjistrojnë debit kartelën për të dërguar ose pranuar para nëpërmjet Messengerit. Duke prezantuar veçorinë e re, Facebook ka njoftuar se pagesat do të kenë siguri të lartë. “Ne përdorim sisteme të sigurta që mundësojnë lidhjen mes jush dhe Facebook-ut edhe për informatat e kartelës suaj. Ne përdorim software dhe hardware të sigurt të cilët janë të standardeve më të larta”, thuhet në njoftimin e Facebook-ut.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: