Rrjeti më i madh social, Facebook, kohëve të fundit është akuzohet se ka thyer ligjin e mbrojtjes së të dhënave në Evropë.
Sipas akademikëve të Univeristetit të ‘Leuvenit’ në Belgjikë thonë se rrjeti social e ka bërë shumë të vështirë ndryshimin e të dhënave private nga përdoruesit.
Po ashtu ata pretendojnë se “Facebook”-u nuk jep informata të duhura për përdoruesit se si përdoren të dhënat e tyre nga reklamuesit.
Sipas raportit që studiuesit kanë paraqitur kompania “po thyen ligjin e Evropës” me mënyrën se si po mbledh të dhënat e njerëzve, çfarë po bën me ato informata dhe se si njerëzit po informohen me praktikat e “Facebook”-ut.
Raporti vjen pas përditësimit që Facebook-u i bëri kushteve të privatësisë në Evropë më 30 janar.
Nga ana tjetër “Facebook”-u i është kundërpërgjigjur kësaj akuze duke thënë “Jemi të bindur se azhurnimi i fundit përputhet me ligjet në fuqi”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: