Në vazhdën e sulmeve terroriste të ndodhura mbrëmjen e të premtes në Paris, ku mbetën të vdekur 129 persona, disa kompani teknologjike ndërmorën hapa për t’u solidarizuar me vuajtjen e kombit. Një nga këto kompani ishte edhe ‘Facebook’, e cila aktivizoi veçorinë “Kontrolli i Sigurisë” për të ndihmuar njerëzit në kryeqytetin francez të konfirmonin se ishin mirë.

Facebook e lançoi veçorinë “Kontrolli i Sigurisë” në tetor të vitit 2014, me qëllimin për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve gjatë katastrofave natyrore.

Pavarësisht impaktit pozitiv që pati kjo veçori, sidomos pas sulmeve të fundit në Paris, rrjeti social u kritikua shumë për faktin se aktivizoi veçorinë për sulmet në Paris dhe jo për shpërthimet në Bejrut, që ndodhën një ditë më parë (pa përmendur sulmet e tjera terroriste që kanë ndodhur në të gjithë botën, si masakra në universitetin e Kenias, e cila ndodhi gjithashtu këtë vit).

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: