Facebook do të vijojë të ndalojë përmbajtjet që përhapen në rrjetin social nga talebanët apo mbështetësit e tyre.

Për BBC, zëdhënësi i Facebook ka konfirmuar se talebanët vijojnë ende të sanksionohen organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe kjo do të thotë se do i hiqen llogaritë e mbajtura në emër të tyre dhe do të ndalohet lavdërimi, përfaqësimi apo mbështetja ndaj tyre.

Po ashtu Facebook konfirmon se ka ngritur një ekspert afganësh të cilët flasin gjuhën vendase për të identifikuar llogaritë dhe përmbajtjet e reja nga talebanët.

“Talibanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne i kemi ndaluar ata nga shërbimet tona sipas politikave tona të Organizatës së Rrezikshme. Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talebanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre.

Ne gjithashtu kemi një ekip të përkushtuar të ekspertëve të Afganistanit, të cilët janë folës amtare të Dari dhe Pashtos dhe kanë njohuri për kontekstin lokal, duke na ndihmuar të identifikojmë dhe paralajmërojmë për çështjet e reja në platformë.”- tha zëdhënësi i Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb