Ndërsa disa ndërprerje të Facebook, Instagram dhe WhatsApp prekin vetëm rajone të caktuara gjeografike, shërbimet janë në rënie sot në mbarë botën. Kjo përfshin Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Kuvajtin, Europën dhe më gjerë.Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 BST (11:44 ET) dhe po prekin të gjithë përdoruesit. Deri në orën 17:24 BST, mbi 50,000 njerëz kishin raportuar probleme.

Në një deklaratë, WhatsApp pranon se shërbimi i saj është i fikur:

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz po përjetojnë probleme me WhatsApp për momentin. Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet dhe do të dërgojmë një përditësim këtu sa më shpejt të jetë e mundur.”

Në Twitter, ekzekutivi i komunikimit në Facebook, Andy Stone tha se ata ishin të vetëdijshëm se disa njerëz kishin probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet e Facebook.

Deklarata e Facebook

Andy Stone 

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”

Andy

Çështja duket se lidhet me një lloj problemi DNS që prek serverët e Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: