Firma analitike App Annie realizoi një raport për aplikacionet më të shkarkuara për vitin 2014, duke treguar llojin e softuerit që njerëzit kanë shkarkuar në telefonat dhe tabletët e tyre. Facebook zotëron aplikacionet Facebook, Facebook Messenger, WhatsApp dhe Instagram, të cilat ishin edhe katër aplikacionet më të shkarkuara në të gjithë botën, duke kombinuar shkarkimet në pajisjet iOS dhe Android për vitin 2014. App Annie nuk i vendosi aplikacionet dhe lojërat në të njëjtën kategori, prandaj lista nuk përfshin lojëra të tilla si Candy Crush Saga ose Subway Surfers, të cilat kanë më shumë shkarkime se aplikacionet e Facebook-ut. Disa aplikacione të Facebook-ut, si Paper, Groups dhe Rooms, nuk u shfaqën fare në grafikët e realizuar nga Appe Annie. Aplikacioni që solli më shumë të ardhura gjatë vitit 2014 ishte Line, një shërbim japonez për dërgimin e mesazheve. Aplikacioni për lojëra, Line Play, ishte i treti sa i përket të ardhurave që solli, ndërsa Pandora u rendit i dyti. Sa i përket lojërave, Clash of Clans gjeneroi më shumë të ardhura, edhe pse loja Candy Crush Saga ishte më e shkarkuara. Aplikacioni i vetëm më i shkarkuar në SHBA ishte Facebook Messenger, meqë Facebook i detyroi përdoruesit e saj që të shkarkonin një aplikacion të mëvetësishëm për të përdorur këtë shërbim. Pandora Radio ishte aplikacioni më i shkarkuar për muzikë, duke u renditur në vend të katërt si aplikacioni më i shkarkuar, dhe në vend të parë sa i përket çmimit që duhet të paguajnë njerëzit për të përfituar shërbimet që ai ofron. Më shumë shkarkime të aplikacioneve u bënë në Google Play sesa në iOS, megjithatë aplikacionet iOS sollën më shumë të ardhura. Google Play numëroi 60% më shumë shkarkime se iOS, ndërsa aplikacionet iOS gjeneruan 70% më shumë të ardhura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: