Botuesi Fahri Balliu, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për deklaratat  e ambasadores amerikane Yuri Kim, pas takimit mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, u shpreh se numri një i ambasadës iu drejtua Bashës me fjalën “mik”.

Balliu theksoi se nga ana tjetër Edi Rama sot gjendet në një situatë dramatike, duke të kujtuar fundin e Rajhut të Tretë.

Fahri Balliu: Rama është në një gjendje traumatike që të kujton gjendjen gjatë rëniës së Rajhut të Tretë.

Skënder Minxhozi: Unë mendoj se opozita e bashkuar ka shpallur non grata ambasadën amerikane. Janë disa deputetë, që kanë dalë edhe nga parlamenti, Ne jemi edhe të paaftë të merremi vesh me njëri tjetrin. Ky antagonizmi i PD me amerikanët është histori që shkon shumë larg. Duke qenë një parti antikomuniste, madje Amerika ka qenë më pranë saj.

Fatos Lubonja: Pse flisni kështu. Amerika ka zëvendësuar Bashkimiin Sovjetik dhe Kinën. Populli është nënshtruar. Mos e bëj gjasme PS ishte disi antiamerikane, gjithë kohës me SHBA ka qenë.

Fahri Balliu: Një president amerikan që ka ardhur këtu, George Bush erdhi kur kryeministër ishte Sali Berisha, edhe në NATO hymë kur PD ishte në pushtet. Edhe pavarësia e Kosovës u bë më 2008, kur në pushtet ishte Berisha.

Skënder Minxhozi: Kosova është çliruar në një periudhë tjetër. Gjysma e ambasadorëve të huaj janë non grata nga kjo opozitë.

Fahri Balliu: Jo, Bashës madje i tha mik ambasadorja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb