TIRANE– Kur vjen puna tek koalicionet, analistët dhe gazetarët e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 kanë ndarë mendime të kundërta.

Sipas Fahri Balliut vetëm qylaxhinjtë mendojnë se Rama e Basha do bëjnë aleancë pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër Arjan çani ishte i mendimit se duhet të presim të vijë data 25 qershor, pasi vetëm pas kësaj date do të mund të konkretizohet kjo gjë.

Ndërsa Ilir Kulla bën një parashik tjetër dhe thotë se surpriza e këtyre zgjedhjeve do të jetë LSI-ja. “Të mos bëhemi naivë, Skema është kjo, do jetë trinomi PS, PD, LSI dhe kjo e fundit do vendosë se kush do jetë kryeministri”, -tha ai.

Sipas Arjan Çanit, nëse Rama arrin të fitojë i vetëm 71 mandate nuk ka pse kërkon aleancë. Në këtë moment ndërhyn Fahri Balliu, sipas të cilin një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. “Vetëm kur të bjerë borë e zezë, do i fitojë Rama 71 mandate”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: