Një situatë  e pakëndshme ka ndodhur gjatë konferencës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me homologun e tij holandez Mark Rutte. Një akuzë se po gënjen e një gazetarje të huaj ka irrituar Mitsotakis duke  e bërë atë të reagojë ashpër.

“Unë e di që në vendin tuaj ju keni një politikë për të bërë pyetje drejtpërdrejt dhe unë e respektoj këtë. Por nuk ju lejoj të më shani mua dhe popullin grek në këtë godinë”- i është kundërpërgjigjur ai.

“Nuk dua që të më akuzoni për shprehje dhe akuza që nuk mbështeten me prova në lidhje me refugjatin . Kemi shpëtuar mijëra, 250 persona rrezikoheshin të mbyten në jug të Kretës dhe shpëtojmë jetë çdo ditë. Në të njëjtën kohë, ne po bllokojmë flukset nga Turqia dhe i bëjmë thirrje rojes së tyre bregdetare që t’i kthejë. Prandaj, në vend që të fajësoni Greqinë, duhet të fajësoni ata që shfrytëzojnë njerëzit. Ne kemi një politikë shumë të ashpër, por shumë të drejtë imigracioni. Në Greqi kanë ardhur 50 mijë persona, nga të cilët 10 mijë janë afganë të cilëve u është dhënë azil. A keni qenë ndonjëherë në Samos? Ju nuk keni shkuar. Ju nuk do të vini në këtë ndërtesë për të më sharë. Nëse shkoni në Samos do të gjeni një strukturë shumë të mirë me kushte higjienike, kënde lojërash dhe nuk ka lidhje me atë që kishim ne në të kaluarën. Nuk lejoj askënd të drejtojë gishtin nga kjo qeveri dhe të më akuzojë mua”, përfundoi kryeministri.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb