Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është përgjigjur për herë të parë Fatos Nanos, pas akuzave  dhe sulmeve që ky i fundit i drejtoi gjatë një interviste në emisionin ”Opinion”.

Berisha në fakt ka zgjedhur një mënyrë ironizuese, pasi ka nxjerrë videon ku vetë Fatos Nano sulmonte Edi Ramën teksa ky i fundit kërkonte të merrte drejtimin e PS.

”Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonjë të paprerë refugjat nga Parisi për të bërë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në Ministër dhe kryetar të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë”- thoshte Nano dikur.

Ndërkohë Sali Berisha sipër videos shkruan me ironi ”Miq, fajin e ka Saliu”.

Ditën e djeshme Fatos Nano deklaroi se Berisha ishte lider konfliktual, kafshë politike apo dhe një akuzë të rëndë duke e akuzuar se ”Sali Berisha më ka vrarë nënën”. Madje Nano theksoi edhe se nuk është penduar që futi në politikë dhe i dhe krahë Edi Ramës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb