TIRANE-Opinionistët e emisionit të Blendi Fevziut janë bërë shpesh objekt lajmesh. Kjo qoftë për deklaratat e papjekura që bëhen drejtpërdrejt, por dhe për konfliktet pasi analistët zakonisht janë të kaheve të ndryshme politike, dhe pse secili prej tyre e paraqet vetveten të pavarur. Kështu ndodhi dhe dje, kur drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fezviu është përplasur ashpër me analistin Andrea Stefani gjatë një debati për pilotin e drogës që u vra nga garda civile në Spanjë.

Teksa po fliste, deputeti demokrat Gent Strazimiri përmendi në një moment ish- kryeministrin Sali Berisha. Kaq dhe Andrea Stefani reagoi direkt duke u shprehur se “Fajin e ka Saliu”.

Pas replikave me Strazimirin, Fevziu i kërkoi Stefanit të mos e përfshinte Berishën në debat duke i treguar se edhe mund të largohej nga emisioni nëse vijonte këtë bisedë.

Por Stefani e mori këtë si mbyllje goje që i bënte drejtuesi i emisionit.
Nuk është hera e parë që Andrea Stefani debatin e kalon te përgjegjësitë e ish+-kryeministrit Berisha, aq sa përfaqësues të opozitës e konsiderojnë atë tashmë si një analist të paguar nga qeveria.
Por, nuk është as hera e parë që Fevziu fyen të ftuarit. Kujtojmë kërcënimin që i bëri me shkop në dorë Artan Lames.

https://www.youtube.com/watch?v=x4Txkc0pEss

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: