Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, deklaroi sot se është e lumtur me arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në lidhje me Demarkacionin.

Fajon ka thënë se në Parlamentin Evropian procedurat për liberalizimin e vizave do të nisin kur të plotësohen dy kushtet.

“E mirëprita me kënaqësi nënshkrimin e aneks-marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në lidhje me marrëveshjen e kufirit. Si raportuese, unë mbetem fuqishëm e përkushtuar ndaj liberalizimit të vizave. Ne do t’i nisim procedurat sa më shpejt të jetë e mundur në Parlamentin Europian atëherë kur të dy kushtet të plotësohen. Ne i detyrohemi qytetarëve”, ka shkruar Fajon në Twitter.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: