Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës, Tanja Fajon, thotë se ndjen keqardhje për shtyrjen e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Twitter”, Fajon thotë se plani i saj është që të procedojë votimin në LIBE për liberalizmin e vizave për Kosovën të hënën. Ajo kërkoi nga autoritetet që të përmbushin kriteret e mbetura për liberalizim, duke thënë se “topi tani është te Kosova”.

“Më vjen keq për shtyrjen e votimit për demarkacion në Parlamentin e Kosovës. Duhet të jemi të gjithë të njëzëshëm për të ecur përpara me marrëveshjen për demarkacion. Mbetem e vendosur për procesin. Plani im është të shkojmëmë tej me votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën të hënën. I kërkoj Kosovës të përmbushë kushtet e mbetura për liberalizim të vizave. Tani topi është te Kosova”, shkruan Fajon në Twitter.

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, do të votojë të hënën, më 5 shtator, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i hapur kështu rrugën Parlamentit Evropian që të votojë për të njëjtin proces./KosovaPress/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: