TIRANË

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër për vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi për të ashtuquajturën çështje “Babale’.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se ata janë fajtorë sepse nxorën të vërtetat në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Kryetarja e LSI-së thekson se këto dënime nuk trembin dhe nuk dekurajojnë askën dhe se tregojnë se pushteti është në grahmat e fundit.

Për Kryemadhin, dënimi i Salianjit dhe i Olldashit si dhe miratimi i të ashtu quajturës paketa “Anti-shpifje”, është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Drejtësia e kapur goditi në emër të eksponentëve të krimit të organizuar për hakmarrje, Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin.
Ata janë “fajtorë”, sepse nxorën të vërtetat në sytë e të gjithë shqiptarëve, treguan qartë se trafikantët qeverisin dhe bëjnë ligjin në Shqipëri, të ulur këmbëkryq edhe në karriget e qeverisë.
Këto dënime nuk trembin dhe nuk dekurajojnë askënd. Ato tregojnë se pushteti është në grahmat e fundit dhe beteja për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe largimin e trafikantëve nga pushteti është beteja e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk mund të pranojnë kurrsesi që në Shqipëri të qeverisë krimi i organizuar dhe grabitqarët e koncesioneve miliardere.

Ne do vazhdojmë të demaskojmë deri në fund kriminalizimin e qeverisjes dhe grabitjen shtetërore monstruoze të parave të shqiptarëve. Nuk do të ketë as gjykatë të korruptuar e prokurori të kapur që të na ndalë në rrugën tonë.

Prokurorët dhe gjykatësit e këtij gjyqi farsë që u vu në shërbim të qeverisë së trafikantëve janë sot nën akuzë nga shqiptarët për këtë përdorim të drejtësisë në funksion të së keqes dhe në funksion të mbulimit të aferave kriminale.

Dënimi i Salianjit dhe i Olldashit si dhe miratimi i të ashtu quajturës paketa “Anti-shpifje”, është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.

Kryemadhi Fb
Kryemadhi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb