Në emisionin “Real Story” në “News 24” janë të ftuar ekspertë të sizmologjisë, politikanë dhe gazetarë të njohur.

Ata folën për “fake news”-in për tërmetin. Psikologu Edmond Dragoti tha se triumfoi psikologjia e turmës, pasi kur njeriu futet brenda turmës, nuk mendon racionalisht. Ai dha edhe një shembull personal, si vajzat donin ta nxirrnin jashtë natën nga frika e tërmetit. Ndërsa, gazetari Skënder Minxhozi deklaroi se lajmi fake neës ishte një lajm për të marrë klikime më shumë.

Psikologu Edmond Dragoti; Ishte viti 1997 dhe ishte frika, ajo e cila i bën qytetarët që të dalin. Njerëzit e humbën orientimin. Paniku e përjashton mundësinë që të mendosh në ato momente. Duhet një moment qartësie e individit që tërmetet nuk parashikohet. Paniku prek më shumë moshat 20 deri 30 vjeç. Rinia preket fillimisht, pasi morën me vete edhe moshat më të vjetra. Kur bie tërmet, bëhesh turmë dhe kur bëhesh turmë, ti nuk arsyeton, se bëhesh turmë. Dy vajzat e mia u frikësuan dhe donin që të më merrnin me vete jashtë, por  qëndrova. Mirëpo, ka që dalin.

Gazetari Skënder Minxhozi: Dje është shprehur një rregull profesional. Më duket lajm për të marrë klikime, më vjen keq ta them. E them si një person që merret me lajmin gjatë tërë kohës. Reporteri ka thënë se e ka parë në rrjetet sociale dhe e ka hedhur si lajm, se nuk ka pasur hierarki. Në këtë sens, është luftuar për klikime.

Petro Koçi: Gazetarët kanë luajtur besoj unë dhe kanë thënë “po luajmë”. Pastaj kanë parë që ishte e rëndë.

Gazetari Alfred Lela: Ishte disi optikë joprofesionale. Por nuk besoj se në këtë mes ka ndonjë përfitim politik. Është një jo ngjarje.

Shemsi Prenci: Sot janë bërë thuajse të gjithë gazetarë dhe shkruajnë pa përgjegjësi. Te fjalia kur thuhet ora për tërmetin nis mashtrimi.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb