Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore mbetet nën kontrollin rus, thanë sot në mëngjes autoritetet e instaluara nga Moska në qytetin e afërt Enerhodar, ndërsa ky reagim ka ardhur pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin.

“Mediat po përhapin në mënyrë aktive lajme të rreme se Rusia po planifikon të tërhiqet nga Enerhodar dhe të largohet nga centrali. Ky informacion nuk është i vërtetë,” shkroi administrata e instaluar nga Rusia në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ditën e djeshme kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës tha se kishte shenja se forcat ruse mund të përgatiteshin për të liruar uzinën e Zaporizhzhias, të cilën e kapën në mars, menjëherë pasi pushtuan Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: