Analisti Eduard Zaloshnja teksa iu është bashkuar diskutimeve në emisionin ‘Real Story’ për paketën ‘Anti-shpifje’ ka ndarë me të pranishmit në studio një histori të tijën personale.

Zaloshnja tha se kur shkruajti artikullin e tij shumë vite më parë në një gazetë, ai u akuzua se ishte spiun dhe se bashkëpunonte me sigurimin.

Analisti tregoi se për të ishte një goditje e madhe, pasi ishte një familje e përndjekur politikisht, ndërsa shtoi se për 6 muaj me radhë nuk mund të dilte dot nga shtëpia, deri sa mori një vërtetim që hidhte poshtë akuzat.

“Në gazetën e parë që unë kam shkruajtur artikullin tim të parë, më nxorën spiun. Papritur si pëlqeu një sondazh i imi. Por nga familja që vij unë, ishte tragjedi. Kemi 100 vite burg. Babai im 8 vite burg në burgun e Burrelit, tezja ime i ishte thyer hunda, daja ishte arratisur. Të më akuzonte mua gazeta…se nuk i pëlqehu sondazhi im që doli barazim. Të majtët më akuzuan; të ka blerë Berisha. Vet ma di shpirti se mu desh 6 muaj, nuk dilja dot të pija kafe jashtë. Kisha marrë vulën që kisha qenë spiun në sigurimin e shtetit. Mora një vërtetim që; ‘nuk kisha bashkëpunuar me askënd’. Këtu ishte një shpifje puro personale që dëmtoi një njeri. Po të isha në Britani, instrumenti do të ishte që gazetës do ti thoja; provo nëse kam qenë spiun i sigurimit. Unë nuk dua t’ja di për ato lekë. Dua mekanizmat që e bllokon shpifjen pa dalë në burim. Pse legjislacioni anglo-sanksion e bën kaq të vështirë që ti të shpifësh.”, tha Eduard Zaloshnja.

Vasjari: E di që është kollajllëk i madh dhe të marrësh modele nga Italia, Anglia… dhe t’i sjellim këtu..
Zaloshnja: Po mirë të rrimë me Enverin më mirë
Vasjari: O Zaloshnja jam aleati yt në këtë rast. Ti je duke vënë terma të tjerë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: