ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar publikimin e fakteve tronditëse në mbledhjen e opozitës së bashkuar në Elbasan. E këto fakter sipas tij kanë të bëjnë me Xibrakën dhe laboratorin e kokainës.

“Fakte tronditëse do të dalin dhe do të provojnë se këtu në Elbasan Rama ngriti çengelin e krimit të organizuar”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së tha se krimi i organizuar është edhe çështje ekonomie. “5 vjet më parë u inaugurua tuneli i kërrabës, një vepër e madhe infrastrukturore, nga qeverisja e PD. 5 vjet më vonë kjo rrugë nuk ka përfunduar ndërsa ka gëlltitur për shumë pak kilometra, miliona euro.
Nënkontraktor është Edmod Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, mik i Ballës i cili ka marr plot 10 mln euro.
Marrëdhënia e Ballës me Begon është një hesap që rëndon në xhepin e shqiptarëve. Janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga e Elbasanit.
Kur ne drejtuam, ndërtuam autostrada, hoqëm kufijtë, futëm investime të huaja.
Bëmë edhe gabime për të cilat u ndëshkuam me votë dhe dolëm në opozitë për t’u përgatitur më mirë, të vijmë në pushtet për ta çuar vendin përpara. 5 vjet që harxhojmë gjithë energjitë tona për të hequr kriminelët vrasësit, nga zyrat e shtetit”, deklaroi kreu i PD-së.

Basha tha se në funksion të këtij objektivi kombëtar për të çliruar qeverisjen nga krimi opozita e bashkuar, po përpunon platformën e saj e cila do të bëhet publike menjëherë.
“Vendimi ynë, ka qenë të jemi me njerëzit, t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin. Të çojmë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë. Ofrojmë një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, zhvatja e grabitja, duke nisur nga paradhoma e Ramës.
Dekriminalizim i plotë, çlirimi i drejtësisë nga kapja politike, zgjedhje të lira të ndershme demokratike, ku qytetarët të vendosin, janë objektiva kryesore të platformës tonë në këtë mbledhje këtu në Elbasan”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së theksoi më tej se “Duke dënuar mungesën totale të vëmendjes e pranisë të rendit këtu në Elbasan, le t’i japim formë kësaj platforme e të nisim punën për shpërndarjen e diskutimin e mobilizimin qytetar për ta kthyer këtë platformë në një alternativë që ta parashtrojmë si rrugëdaljen nga katastrofa në të cilin e ka futur Shqipërinë bashkëqeverisja e Ramës me krimin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb