Pas daljes nga emisioni i Për’puthen’ Mikela dhe Erioni ndanin shumë me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë është vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta, duke ndezur dyshimet se ka një krisje mes tyre.

Dhe kësaj here duket se ish-konkurrentja e Për’puthen duket se ka dhënë një lloj konfirmimi për ndarjen nga Erioni, me të cilin doli çifti disa muaj më parë nga programi. Në një bisedë të zhvilluar në rrjetin social Instagram, kureshtja e ndjekësve të saj ishte për lajmet se ajo dhe Erioni janë ndarë, pas lajmeve që qarkulluan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e pyet një ndjekës Mikelën, e cila me përgjigjen e saj la të kuptohet se raporti i saj me Erionin nuk është më si më parë. “Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- shkruan ish-konkurrentja duke mos dhënë më shumë detaje. Më tej në një tjetër postim, krahas një videoje të shkëputur nga një film, Mikela shkruan: “Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: