Analisti Mark Marku është shprehur se Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbështetjen e SHBA dhe BE, duke iu referuar këtu vizitës së 6 ambasadorëve në selinë blu.

Ai gjithashtu theksoi se kreun e PD-së Lulzim Basha e shohin si faktor stabiliteti në politikën e Shqipërisë.

I ftuar në ‘Opinion’ Marku është shprehur se qëllimi që ambasadorët shkuan në zyrën e kryedemokratit Basha , ishte për të frenuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Janë ambasadorët e fuqive më të mëdha të botës. Pra janë 6 ambasadorë dhe kanë shkuar në takim me kryetarin e opozitës dhe kanë bërë një akt politik dhe i kanë dhënë mbështetje Lulzim Bashës sepse e shikojnë si faktor stabiliteti në politikën e Shqipërisë . Katër orë pas takimit zëdhënësi i DASH mbështeti ambasadoren dhe ka thënë turp të keni që sulmoni ambasadoren tonë. Thuaja shqiptarëve që Lulzim Basha ka mbështetjen e BE dhe SHBA dhe kanë shkuar aty për të frenuar Sali Berishën për sulmin që i ka bërë PD”, ka thënë më tej Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: