Universiteti “Luarasi” edhe në këtë prag vit të ri akademik është destinacioni më i përzgjedhur i maturantëve që duan të ndjekin shkollën e lartë. Këtë e pohon pedagogia Dorina Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik në Fakultetin e Drejtësisë tek “Luarasi”.

Eksperienca që ky fakultet ka fituar në 18 vite jetë është padyshim garanci e shtuar për ata maturantë që zgjedhin të studiojnë në fushën e drejtësisë tek Luarasi.

“Në datën 15 shtator është mbyllur raundi i parë i regjistrimeve për vitin akademik 2021-2022. ‘Luarasi’ vazhdon të jetë një nga universitetet më të përzgjedhura nga maturantet në vend. Mjedisi akademik që ofron ky universitet ku shumë të rinj projektojnë aspiratat e tyre për të zhvilluar aftësitë dhe vlerat që ata kanë bazuar në standardet akademike dhe historinë 18-vjeçare të universitetit ‘Luarasi’, tha për News24, dr. Dorina Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik Fakulteti i Drejtësisë “Luarasi”.

Vetë studentët tregojnë motivet përse kanë zgjedhur fakultetin e drejtësisë tek universiteti “Luarasi”
Një ftesë u shkon maturantëve të cilët në raundin e dytë dëshirojnë të regjistrohen pranë fakultetit të drejtësisë. Përgjegjësja e Departamentit Publik pranë fakultetit të Drejtësisë Dr. Dorina Gjipali pohon se gjithë personeli akademik është angazhuar të prese maturantët, për t’i orientuar madje dhe për t’i këshilluar për karrierën.

“Nga datat 19-21 shtator maturantët do të aplikojnë për raundin e dytë të regjistrimeve në universitet. Sot ka shumë zgjedhje. E nisim nga zgjedhja e universitetit, besueshmëria, vlerat dhe tradita e të cilit do të jenë një garanci e shtuar për diplomën me të cilën këta maturante do të sfidojnë tregun e punës. Jam e bindur se prestigji, cilësia dhe eksperienca e fakultetit tone do të jenë garancia më e mire e të gjithë maturanteve që do të zgjedhin Luarasin për të nisur karrierën e tyre universitare në fushën e drejtësisë”, -tha për News24, dr. Dorina Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik Fakulteti i Drejtësisë “Luarasi”.

Prej 14 vitesh Luarasi diplomon gjenerata profesionistësh të suksesshëm të cilët bëhen pjesë e networkut “Luarasi alumni”. Sot ata punojnë në institucione prestigjioze ndërkombëtare si dhe në instancat më të rëndësishme të vendit

“Ata janë gjyqtarë, noterë, avokatë, pedagogë juristë të shkëlqyer e të afirmuar në profesionet e tyre. Jam e bindur se prestigji, cilësia dhe eksperienca e fakultetit tonë do të jenë garancia më e mirë për të gjithë maturanteve të cilët do të zgjedhin “Luarasin” për të nisur karrierën e tyre universitare ne fushën e drejtësisë”, u shpreh për News24, dr. Dorina Gjipali, Përgjegjëse e Departamentit Publik, Fakulteti i Drejtësisë “Luarasi”.

Fakulteti i Drejtësisë tek “Luarasi”, synon të garantojë mësimdhënie cilësore që bashkon traditën dhe inovacionin në disiplinat juridike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb