Me nisjen e vitit të ri akademik, Universiteti “Luarasi” do të hapë fakultetin e ri të Shkencave Mjekësore, me 3 departamente, atë të Infermierisë, Farmacisë dhe Stomatologjisë.

Prof. Petrit Bara, dekan në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli për risitë që ofron ky fakultet, që nga programet e studimit me kurrikul të rifreskuar, staf akademik të përzgjedhur si dhe kushtet e zhvillimit të procesit mësimor, përfshi ambientet dhe laboratorët moderne.

INTERVISTA
Një fakultet i ri po ngrihet, ka marrë akreditimin dhe ju po bëni përgatitjet për të ofruar për të gjithë studentët në këtë nisje të viti të ri akademik një fakultet të kompletuar për Shkencat Mjekësore. Pse lindi nevoja për një fakultet të tillë?

Nevoja e një fakulteti të tillë dhe udhëtimi im si drejtues i këtij fakulteti lindi bashkë me përudhën e pandemisë, që ishte një situatë e jashtëzakonshme. Ky udhëtim nis me këtë bashkëpunim i cili është një vlerësim i jashtëzakonshëm. I gjithë personeli akademik i ‘Luarasit’ dhe kompania Hysenbelliu mendoj se i kthyen sytë nga shëndetësia për nevojën dhe strategjinë që qeveria ka lënë për të plotësuar mangësitë që janë konstatuar gjatë pandemisë. Kjo është një vlerë e madhe që i vlen vendit në këtë periudhë ku ka nevojë për punonjës shëndetësie. Periudha e pandemisë dhe emigrimit të tyre, ka krijuar mangësi. U duk qartë. Këtë vit bëmë një program, ia paraqitem qeverisë, e plotësuam me nevojat, dobësitë dhe mangësitë dhe ajo e miratoi. Është gjë e mirë, risi e madhe që studentët e mjekësisë, në departamentet tona, 3 departamentet tona, departamenti i Infermierisë, Farmacisë dhe i Stomatologjisë, që tashmë ka marrë miratimin e qeverisë. Ne po bëjmë përgatitjet për pranimet e studentëve, për sallat, për laboratorët, që ata të gjejnë një ambient të mirë, ashtu siç kam emrin ‘Luarasi’, një emër ekselent. Me një angazhim total dhe besim tek vetja dhe stafi, themi se do të jemi cilësor në treg. Do të kemi programe të mira për përgatitjen e tyre.

Ndalemi pak te stafet akademike….
Ne kemi bërë zgjedhjen e stafit pedagogji. Kemi hapur periudhën e konkursit, kemi mbledhur kërkesat. Shumë personalitete të shquara kanë bërë kërkesë. Ne jemi duke zgjedhur. Në nga personat me emër në departamentin e Farmacisë është Gëzim Boçari, i cili drejton Farmakologjinë në Universitetin e Tiranës prej vitesh. Ai ka shprehur dëshirën për të punuar. Në departamentin e Stomatologjisë kemi Rozarka Budinën, e cila është profesorësh, një person me shumë reflekse, me mbledhjen e studentëve, apo me programet dhe adaptimin e të dhënave të reja. Kemi bërë një gërshetim të brezit të ri me profesorët që udhëheqin. Personeli akademik që është në 86% që do i kalojmë në konkurs, është më titull profesor doktor dhe prof.i asociuar, pedagog të thjesht kemi shumë pak. Studentëve nuk do iu mungojë asgjë. Një mundësi është se kemi bërë një kontratë me Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, që janë treguar bashkëpunues. Çdo mangësi që kemi, na i plotëson. Na i miratuan dhe pedagogët e përkohshëm që kërkonim. Kemi kontratë bashkëpunimi dhe me qendrën Spitalore Nënë Tereza, që mundon edhe ekzaminime që bëhen në këtë spital. Pedagogët që kanë ardhur tek ne, punojnë edhe në spitale edhe te ‘Luarasi’.

Çfarë do të ketë të veçantë në këto programe e studimit?
Programet e studimit janë të hartuara mirë. Janë të krahasuara me fakultetin e Mjekësisë, Infermierisë dhe Stomatologjisë. Janë të akredituara. Programet janë bërë atje dhe kanë kaluar në Ministri. Kemi ndryshuar specifikat e evoluimit, siç janë rifreskimi i programeve. I kemi përshtatur dhe me pedagogët dhe me titullarët. Për të ngritur një universitet është studenti dhe pedagogët dhe ambienti. Siç është praktika dhe laboratorët.

Si do të menaxhohet pjesa e ambienteve?
Kemi marrë një ambient diku afër Luarasit, tek Vilat gjermanë. Është me salla, të plotësuara me kritere mjekësore dhe shëndetësore. ‘Luarasi’ ka marrë godinën të cilën po e sistemojmë. Jemi në prag të fillimit të saj. Po bëjmë dhe këtë platformë, këtë udhërrëfyes që edhe studentët të jenë të bindur se i pret një staf i kualifikuar që nxjerr specialistë. Kjo është një përvojë që mua më bëri mirë dhe jam i lumtur që ishte një ftesë e tillë nga Universiteti ‘Luarasi’.

Duket se tek Infermieria, vendi ka nevojë për Infermier. Edhe për shkak të flukseve dalëse, siç është kërkesa nga Gjermania…
Kjo është para dhe në programet tona. Ndaj mendojmë që ta fusim. Unë e kam pas futur gjuhën gjermane edhe në fakultetin e Shkencave Mjekësore ku isha dekan për 15 vite. Ishte një gjuhë me zgjedhje dhe variant i vlefshëm. Në planifikimin që do të ketë shteti ynë, të shkojnë në mënyrë të planifikuar dhe mos të kenë vështirësitë e para. Ky është avantazh. Kush do të zgjedh anglisht dhe kush gjermanisht. I vlen studentëve, i vlen dhe bashkëpunimit që ne kemi, legal. Që njerëzit mos të ikin në emigracion të parregullt.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb