Kryebashkuiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka pritur sot në një takim në zyrën e tij, ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Përmes një mesazhi në Facebook’ Leli thekson se bashkëpunimet me qeverinë gjermane janë të vazhdueshme.

Teksa kanë inspektuar nga afër landfillin e Sherishtës, kryebashkiaku foli edh epër një projekt të ardhshëm në lidhje me furnizimin e qytetit të Vlorës me ujë të pijshëm për 24 orë.
Zingraf dhe Leli kanë vizituar më pas një nga vendet ku do të bëhet kapsulimi i mbetjeve 25-vjeçare në dy vendet e depozitimeve ekzistuese, në Vlorë dhe Orikum, ndërsa vizita e tyre është mbyllur në Sherishtë.

“Ka përfunduar tashmë 50 % e punës për ndërtimin e qendrës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve Urbane. Falë bashkëpunimit të qeverisë gjermane me qeverinë shqiptare, një prej përfituesve të këtij programi është edhe territori i Bashkisë Vlorë, për të cilin do të marrë fund praktika e primitive e trajtimit të mbetjeve për t’i hapur rrugën një epoke të re, moderne, që do të shndërrojë edhe cilësinë e jetës në qytet. Kjo ishte një nga ndalesat e kësaj dite, me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, të cilin përveçse e falënderoj shumë, e mirëpres për të gjitha bashkëpunimet e ardhshme për Vlorën”- shkruan Leli.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb