Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar në rrjete sociale një fotogaleri nga vizita e tij në Shqipëri.

Mbi fotot e publikuar, ku është kolazh e të gjitha momenteve që lideri turk kaloi në vendin tonë, ai shkruan:

“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”.

Kujtojmë që presidenti turk, e nisi vizitën e tij në Shqipëri në qytetin e Laçit, ku inauguroi 522 banesat e ndërtuara me financim turk.
Ai dënoj më tej organizatën FETO, tentakulat e së cilës sipas tij janë shtirë edhe në Shqipëri.

Këtë vizitë zyrtare, presidenti turk e përmbylli me vizitën në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, të restaurar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim. Ai u prit në sheshin “Skënderbej” nga qindra simpantizantë, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb