SHBA

Gjesti i Shqipërisë për të dërguar në Itali 30 mjekë e infermierë, në një kohë kur të gjithë po luftojmë me koronavirusin ka sjellë reagime të shumta, pjesa më e madhe e tyre pozitive.

Komentet dhe fjalët e pozitive kanë qenë të shumtë nga shqiptarë, italianë dhe shumë të tjerë. Ajo që i ka habitur të gjithë eshtë dhe reagimi i aktores hollivudiane, Sharon Stone me nje postim ne Insta story.

Aktorja e njohur ka falenderuar Shqipërinë, teksa bashkangjitur mesazhit të saj ka publikuar edhe një foto shumë domethënëse, atë të eksodit shqiptar në Itali 30 vjet më parë.

“30 vjet më parë Italia ndihmoi Shqipërinë. Sot Shqipëria vendosë në nise mjekë dhe infermierë në Itali për t’i ndihmuar. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër”, shkruan Sharon Stone.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb