Aktori Amos Zaharia është përfshirë në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Pas kësaj ngjarje vetë aktori ka reaguar nëpërmjet disa statuseve në Instagram ngjarjes, ku falënderon Zotin që shpëtoi.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe Amos nuk ka pësuar dëmtime.

Zot

Amos

Ai gjithashtu ka folur pas aksidentit që mund të kishte rezultuar fatal.

“Automjeti fluturoi sipër automjetit tim. Po të kisha qenë dy metra prapa do të kishte qenë një tragjedi për familjen time. Më ka ruajtur Zoti”- tha ai për “Eterna News.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: