Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë mbështetur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë e Lajçak u bë gjatë takimit mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ministrave të pesë vendeve të Evropës Qendrore.

“Faleminderit Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë për interesin e tyre në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për mbështetjen e tyre të fortë për punën time,” shkruan Lajçak në Twitter.

Ministrat e grupit C5 u takuan me përfaqësuesin Special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë-Ballkan Perëndimor në Bruksel, në margjina të Këshillit të BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb