Ndarja e Barcelonës me Lionel Messin bëri jehonë në mbarë botën dhe duket se në kampin katalanas ende nuk e besojnë. Laporta tha se me rinovimin e kontratës së Messit, për shkak të kushteve të rënda ekonomike, Barcelona rrezikonte shumë dhe arritën në përfundim që tani t’i ndajnë rrugët edhe për të mirën e klubit.

Por Barcelona edhe njëherë ka postuar në rrjetin social ‘tëitter’ një video tjetër, ku ka zbuluar të gjitha fanellat me numra të ndryshëm që i ka veshur Messi që kur nisi të luajë në ekipin e parë, teksa ka shkruar: “Faleminderit që e keni përfaqësuar fanellën tonë me krenari”.

Messi do të largohet si një legjendë, sepse ato që ka arritur ai për 17 sezone te Barça vështirë se do t’i arrijë ndonjë lojtar tjetër. Në total, ai ka bërë 778 paraqitje, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste.

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe; 4 Champions League, 10 LaLiga, 7 Copa Del Rey, 3 FIFA Club World, 8 Superkupa të Spanjës dhe 3 UEFA Supercup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb