SPANJË

Pas eleminimit nga Superkupa e Spanjës, Barcelona shkarkoi trajnerin Ernesto Valverde i cili ka dërguar një letër falënderimi klubit.

Spanjolli në letrën e publikuar nga vetë faqja zyrtare e Barcelonës falënderon tifozët, klubin, bordin drejtues si dhe lojtarët.

Ai gjithashtu i uron fat edhe trajnerit pasues të tij Quique Setien. Valverde qëndroi 2 vite e gjysëm tek Barcelona ku fitoi katër trofe. Ai e nisi me humbjen e Superkupës përballë Real Madrid në 2017. Ai fitoi dy kampionate La Liga rresht, një Superkupë dhe një Copa del Rey.

Aventura e tij në Champions League u shënjua nga dy eleminimi që janë cilësuar si përmbysjet më të mëdha në këtë kompeticion. Ajo ndaj Romës në 2018 kur Barcelona nga avantazhi 4-1 në ndeshjen e parë humbi në Itali 3-0. Dhe ajo e 2019 kur me avantazhin 3-0 të Camp Nou shkoi dhe humbi 4-0 ndaj Liverpool.

LETRA E ERNESTO VALVERDES

Të dashur tifozë të Barcelonës

Koha ime tek Barcelona si trajner i ka ardhur fundi. Kanë qenë 2 vjet e gjysmë intensive prej fillimit. Në këtë kohë kam shijuar disa momente gëzimi, festimi të fitoreve dhe trofeve por gjithashtu ka qenë e hidhur dhe e vështirë.

Sidoqoftë, mbi të gjitha çfarë do të doja të shfaqja nga eksperienca me tifozët dhe afeksionin e treguar ndaj meje sa kohë unë isha trajner.

Unë do të doja të falënderoja Presidentin Josep Maria Bartomeu dhe bordin drejtues që më dhanë mundësinë të trajnoja ekipin e parë dhe besimin përgjatë gjithë kohë. Do të doja të falënderoja të gjithë njerëzit të cilët punova për suportin dhe se si më trajtuan gjatë 2 viteve e gjysëm sezone, në mënyrë të veçantë ata që punuan me dhe përreth ekipit dhe me të cilët ndamë aq shumë momente në Ciutat Esportiva dhe gjatë udhëtimeve jashtë. Sigurisht, do të doja të falënderoja lojtarët për të gjitha përpjekjet që na lejuan ne të fitojmë katër trofe së bashku. Nga kjo ditë, i uroj gjithë fatin e kësaj bote dhe trajnerit të ri Quique Setien gjithashtu.

Gjithë të mirat të gjithëve

Rroftë Barça dhe Rrofta Katalonia

Ernesto Valverde

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb