Madonna, një ditë pas lajmit për vdekjen e vëllait të saj 66-vjeçar Anthony Ciccone, foli për të përmes llogarisë së saj në Instagram. Teksa i bën homazh vëllait të saj të ndjerë, Mbretëresha e Pop-it, 64 vjeç, kujtoi me dashuri këshillat që ai i dha asaj në shumë nivele.

“Faleminderit që hapët horizontet e mia si vajzë e re dhe më prezantove me Charlie Parker, Miles David, Budizmin, Taoizmin, Charles Bukowski, Richard Brautigan, Jack Kerouac. Ti mbolle shumë fara të rëndësishme për mua,” shkroi ajo në një foto të re.

Në foton të cilën e ka postuar në story e saj, Madonna shihet e buzëqeshur në një tavolinë plot me shumë miq dhe Anthony.

Teksa ajo kishte mbështjellë krahun rreth një burri me një xhaketë lëkure të zezë dhe një shall leopardi mbi supet e saj, vëllai i këngëtares dukej teksa shikonte nga kamera.

  • foto galeri
  • foto galeri

E lindur në Michigan nga prindër katolikë, Madonna u rrit në periferi të Detroitit me pesë vëllezër e motra, më i madhi prej të cilëve ishte Anthony, i cili lindi dy vjet para saj në vitin 1956. Edhe pse ajo u transferua në Nju Jork në vitin 1978 për t’u marrë me vallëzim dhe filloi një karrierë të suksesshme, ai qëndroi në Michigan, duke punuar për babanë e tyre, dhe duke përfunduar i pastrehë dhe një i alkoolizuar.

Gjatë fundjavës, Joe Henry, i cili është bashkëshorti i motrës së Madonna, Meloni Ciccone, shkroi në një deklaratë: “Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, ndërroi jetë mbrëmë. E kam njohur që kur isha 15 vjeç, në Michigan”.

“Anthony ishte një personazh kompleks. Zoti e di sa herë jemi përplasur, si vëllezër të vërtetë. Por unë e doja atë”, shkroi Joe Henry.

“Por problemet zhduken dhe familja mbetet. Lamtumirë, vëlla Anthony. Unë dua të besoj se perëndia në të cilën nëna juaj e bekuar besonte (dhe e imja) e ka atë në gjirin e saj”.

Sipas bbc.com, Anthony Ciccone kishte luftuar me alkoolin dhe ishte i pastrehë për shumë vite, disa kohë ka jetuar nën një urë. Në fakt, ai u largua nga familja dhe më parë i kishte rrahur dhe akuzuar se nuk kujdeseshin për të. “Unë jam një zero në sytë e tyre. Unë jam një i dështuar”, tha ai për Daily Mail në vitin 2011.

“Nëse do të vdisja, familja ime ndoshta nuk do ta dinte apo nuk do të kujdesej për gjashtë muaj”, tha ai ndër të tjera. Më vonë në vitin 2017, ai zbuloi se kishte përfunduar një program rehabilitimi dhe ishte rilidhur me familjen e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: