20 pikë në 8 javë, provizorisht vendi i parë në La Liga. Barça rikthehet shpejt te fitorja, këtë e bën përballë Sevilla-s, në një sfidë e fortë, me raste për gol nga të dy ekipet, në fund vendosi një autogol i pafat i një prej rivalëve më të mëdhenj të tyre, Sergio Ramos. Ekipi i Xavit krijojë më shumë volum loje, 18 raste për gol, 5 gjuajte në kuadrat, ishin dhe të pafat ku Joao Felix tronditi traversën brenda në zonë.
Nuk qëndroi pasiv as Sevilla, ku Rakitic me shokë provuan në disa momente, por pa mund të kalonin kapitenin Ter Stegen. Prekja fituese që zhbllokoi këtë sfidë erdhi në minutën e 76-të, ku Yamal ktheu në top në qendër, aty ku Ramos e devijoi në portën e tij, një rast karambolesk, por që në fund mjaftoi për t’i dhuruar Barcelonës një trepikësh të artë.
“Faleminderit Ramos”, shkruan Sport në faqen e parë.
“Mendoj se luajtëm një futboll të mirë, sulmuam mirë. Meritonim të shënonim më shumë gola, por e sigurt është se kthehemi në shtëpi me një shije të mirë”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.
(BalkanWeb)