NGA DRITAN HILA
Dje ishte një ditë e veçantë për mua. Nuk e di pse, por ndihesha i lehtë, sikur një tullumbace e mbushur me helium ishte ne stomakun tim. Hapi im sa cikte në trotuar. Koka ime çante ajrin e freskët qe kishte arome jargavani. Isha i lumtur. Njerëzit më shikonin dhe i shikoja. Shikimi i tyre dhe imi rrëzëllenin dashuri dhe mirekuptim. Pastaj kur hypa në makine the u zhyta në trafikun e rënduar, shoferet tregonin veç mirëkuptim. Boritë e tyre ishin si cicërima zogjsh. Nuk e kuptoja nga se me vinte. Pastaj e mora vesh. Në Tirane ishte bërë Marshimi i Paqes, apo diçka e tille e ngjashme.
Ne i paskemi rregulluar punët tona dhe tani mirësine, dashurinë, paqen, mirëkuptimin që kemi me njëri-tjetrin, po e eksportojmë. Faleminderit Zot! Akoma më të lumtur do të jemi sa të vemë në jetë idetë e Koços e ta pimë hashashin në vend të çajit. Ja mbërrita kësaj dite që brenda një jete ta shikoj vendin tim dy here fanar ndriçues. Po pres edhe nje çmim per mireqenie apo ushqim ngado qe te vije, qoftë edhe nga Meksika, dhe pastaj mund të më dalë shpirti i qetë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: