Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur sot namazin e Kurban Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Namazi u fal në orën 07:10 minuta ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit e sidomos për më shumë besim duke konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të krijuar nga Zoti.

Myftiu i Fierit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe gjithë komunitetin për paqe begati dhe gëzime në jetën e çdonjërit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb