Skuadra e Parmës në Itali nga dita e sotme nuk do të jetë më pjesë e Serisë A. Nga sezoni i ardhshëm do të luajë në kategorinë e fundit të kampionatit italian duke shpresuar se një ditë do të rikthehet përsëri në nivele të larta. Por çështja që shqetëson sportdashësit shqiptarë është Andi Lila. Mbrojtësi kavajas i ka dhënë nga sot përfundimisht lamtumirën klubit të Parmës, por nuk dihet nëse do të vazhdojë përsëri në Seria A. Një mundësi duket se është Kievo, ku luan dhe shkodrani Vajushi, por edhe ekipi kroat, Rijeka ka shfaqur interesim.

Të gjitha këto pista do të zbardhen në merkaton e verës, pasi për momentin nuk dihet nëse Lila do të aktivizohet me ndonjë skuadër sa për të mbyllur sezonin apo do të qëndrojë pushim. Gjithsesi, e sigurt është se në verë mbrojtësi kuqezi do të jetë i lirë nga detyrimi me klubin italian.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: