SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e kandidatit të PD për deputet Aulon Kalaja, i cili kundërshtoi vendimin e qeverisë për faljen e gjobave administrative disa ditë para zgjedhjeve.

Sipas tij, ky akt është i paligjshëm dhe duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme.

Aulon Kalaja ka ankimuar vendimin e SPAK në GJKKO, duke kërkuar që çështja të rihapet dhe të shqyrtohet nga organet e drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb