Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë thirrje bizneseve private që të falin si Bashkia e Tiranës qeratë apo taksat për hapësirat publike. Sipas Veliajt nuk ka kuptim që në një kohë kur 10 mijë biznese nuk do të punojnë atëhere të vjelet taksë.

 

”Dy muaj faljes së taksave për biznesin?

10 mijë biznese të vogla ato që shfrytëzojnë hapësirën publike Dyqane, lokale, bare, restorante. E paguajnë si të sihte qira. Për sa kohë shumica e marsit dhe një pjesë e prillit ato nuk do punojnë dhe nuk kemi pse të vjelim taksës. Nëse bizneset që kanë marrë këto hapësira me qira dhe që nuk i kanë shrytëzuar të japim një shembull dhe vetë Bashkia e jep. Këtë ta bëjnë edhe bizneset private që japin hapësira me qira. Shoh që ka ardhur koha për solidaritet. Ky është vendimi i parë.’- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb